Kante rikthehet në Evropë?

- Bota Sot

Kante rikthehet në Evropë?

Në moshën 34-vjeçare dhe pas një periudhë në Arabinë Saudite, raportohet se mesfushori francez N`Golo Kante mund të kthehet në Evropë për të shijuar pjesën e fundit të karrierës së tij si futbollist aktiv.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Atletico Madrid dhe Chelsea-s pritet të shijoj emocionet e futbollit turk.

Siç raportohet nga ‘Fotomaç’, Besiktas është në kërkim të një mesfushori të ri për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm dhe skuadra turke francezin e sheh lojtar ideal për ekipin e tyre.

Kante mësohet se është i hapur për mundësinë e largimit nga Al-Ittihad për të nisur një aventure të re në Evropë.

Stambolli siç raportohet, është destinacioni i mundshëm për francezin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot