Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e javës së 33-të të kampionatit.
Takime mjaft të rëndësishme janë në program për t’u luajtur në 2 orare të ndryshme.
Kështu në orën 15:00 do të bëjnë llogaritë mes tyre 4 skuadra.
Gjithçka do të nisë me përballjen Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia. Kurbinasit, korçarët dhe ballshiotët do të luftojnë për të shmangur mbijetesën, ndërsa shkodranët do të tentojnë fitoren për vendin e dytë.
Ndërkohë Dinamo – Teuta do të përballen në orën 18:00 në “Elbasan Arena”. Dinamo tenton t’i afrohet vendit të parë, ndërsa durrsakët për t’iu larguar zonës “play-out”.