Nico Williams tremb Arsenalin

- Bota Sot

Nico Williams tremb Arsenalin

Arsenali ka vendosur t’u japë fund tentativave për transferimin e Nico Williams.

Menaxherët e sulmuesit spanjoll po e teprojnë me kërkesat e tyre financiare. Ata i kanë dërguar një dokument klubit anglez, ku shkruajnë se Nico Williams kërkon pagë mbi 250 mijë paundë në javë.

Lojtari i kombëtares spanjolle ka oferta nga PSG, Barcelona, Bayern dhe Chelsea. Ai e ka kuptuar se ka vlerë të lartë në treg dhe po kërkon shumë.

Arsenali është tërhequr menjëherë. Në Londër nuk duan ta teprojnë, sepse kanë një strukturë pagash dhe nuk duan të kalojnë limitet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot