Ish-sulmuesi Graciani: Igli Tare, njeriu i duhur për Milanin

- Bota Sot

Ish-sulmuesi Graciani: Igli Tare, njeriu i duhur për Milanin

Ajo e Igli Tares është vetëm një nga kandidaturat të cilat Milani po shqyrton në lidhje me rolin e drejtorit sportiv, një post ky ende vakant e i cili, qysh pas largimit të Frederik Masarasë (njëkohësisht me Maldinin), është mbushur sporadikisht nga Ibra, Furlani dhe Xhefri Monkada.

Që nga sezoni i ardhshëm, Milani do të ketë një emërim për atë detyrë dhe Françesko (Çiço) Graciani ka sugjeruar Igli Taren.

Në transmetim direkt nga “Sportmediaset”, ish-sulmuesi i Torinos dhe Romës, ka deklaruar: “Igli do të ishte njeriu i duhur për Milanin në rolin e drejtorit sportiv.

E ka treguar veten te Lacio dhe në Serinë A ka sjellë shumë lojtarë me vlera”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot