Tudor shtrëngon juventinët!

- Bota Sot

Tudor shtrëngon juventinët!

Trajneri i Juves ka kërkuar që “Zonja e Vjetër” të synojë tashmë vendin e tretë në serie a. të favorizuar dhe nga ndeshjet e radhës, Tudor pas katër pikëve në dy ndeshje i ka kërkuar ekipit të mos falë më pikë në fushë.

Katër pikë në dy ndeshje dhe kualifikimi në Champions League tashmë është shumë afër për Juventusin e drejtuar nga Igor Tudor. Madje, me formën aktuale të skuadrave të tjera, as vendi i tretë nuk duket më i paarritshëm.

Megjithatë, trajneri kroat mbetet i pakënaqur nga paraqitja e fundit kundër Romës, dhe ka identifikuar dy probleme kryesore që ende po pengojnë "Zonjën e Vjetër": golat e pësuar nga goditjet e dënimit dhe mungesa e konkretizimit në sulm.

Sa i përket mbrojtjes, Tudor ka theksuar se skuadra po mbrohet ende sipas zakoneve të mëparshme, një kunj i lehtë ndaj paraardhësit Thiago Motta. “Do të punojmë për ta ndryshuar këtë,” tha ai, duke sugjeruar se kërkohet më shumë përqendrim dhe përshtatje me skemat e tij.

Problemi i vërtetë, megjithatë, mbetet mungesa e efikasitetit përpara portës. Pavarësisht besimit të trajnerit tek Dusan Vlahovic, sulmuesi serb nuk po gjen dot rrjetën. Për këtë arsye, Tudor po mendon një Juve me më shumë peshë ofensive për sfidën e fundjavës ndaj Lecce-s.

Është e mundur të shohim një formacion me Vlahovic si sulmues të vetëm, por të mbështetur nga Kenan Yildiz dhe Kolo Muani, ndërsa Nico Gonzalez, një nga më të mirët ndaj Romës, do të zhvendosej në krahun e majtë si anësor me detyra të plota.

Kjo lëvizje synon të lirojë Vlahovic nga presioni i kombinimeve të shpejta, që nuk janë pika e tij më e fortë, dhe ta vendosë atë në kushte më të favorshme për të shënuar.

Ndërkohë, Yildiz dhe Kolo Muani do të sillnin më shumë gjallëri në zonën sulmuese dhe kreativitet në kombinime. Megjithatë për objektivin duket se do të jetë 4 maji që do të vendos kur në katër maj do të udhëtojë drejt Bolonjës, rivalen kryesore për vendin e katërt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot