Ekipi i Seria A ngulmon për Arbër Hoxhën

- Bota Sot

Ekipi i Seria A ngulmon për Arbër Hoxhën

Skuadra e Lecces rikthehet në garë për Arbër Hoxhën.

Sulmuesi shqiptar që aktivizohet me Dinamon e Zagrebit është sërish në radarët e klubit italian, pas një tentative të parë të dështuar në janar, kur oferta e Lecces u hodh poshtë si e papërshtatshme nga kroatët.

Megjithatë, situata ka ndryshuar. Dinamo po përballet me vështirësi financiare pas një sezoni zhgënjyes dhe Hoxha, që nuk po gjen hapësirën e dëshiruar, mund të jetë një nga emrat që klubi është i gatshëm ta sakrifikojë.

26-vjeçari i kombëtares shqiptare ka regjistruar 25 paraqitje këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe asistuar po aq herë. Kalimi në Serie A do të ishte një hap i rëndësishëm për karrierën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot