Të mërkurën në Tetovë STruga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Shkëndijës.
"Do të jetë kjo hera e dytë që do të përballemi kundër njëri tjetrit në kuadër të kësaj gare eminente…
Ndeshjet me Shkëndijën gjithnjë kanë zgjuar shumë interesim në futbollin vendor, edhe pse këtë herë ndeshja në Tetovë do të luhet pa tifoz.
Siç dihet, Shkëndija është dënuar me 5 ndeshje pa praninë e publikut në ndeshjet si vendas, ashtu që nesër në Tetovë do të zbresim para tribunave të zbrazura", shkruan në faqen e KF Struga Trim Lum.
Favor apo disfavor për ne si skuadër…?
“Nuk mendoj që është ndonjë favor apo disfavor, mund të them që është mëkat që në stadiumin e Tetovës të luhet një ndeshje gjysmëfinale e Kupës pa tifoz. Ndonjëherë është edhe presion, por edhe kënaqësi, sepse futbolli në fund të fundit luhet për tifozët dhe prania e tyre hijeshon gjithçka” – thotë Bunjamin Shabani.
"Megjithatë ndeshja e së mërkurës për fat të keq do të luhet në qetësi absolute. Rreth këtij takimi", është shprehur kapiteni Bunjamin Shabani, që beson tek vetëvetja, por edhe skuadra.
“Nesër na pret ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës kundër Shkëndijës. Pavarësisht mungesës së tifozëve, pres një ndeshje shumë interesante dhe shumë të rëndësishme për ne si skuadër.
Gëzon atmosfera që po mbizotëron për momentin në skuadër, është shumë pozitive, sidomos pas asaj fitore të thellë në kampionat kundër Pelisterit”.
Në atë ndeshje kapiteni ynë shënoi golin e parë sezonal, duke pasur parasysh se i njëjti mungoi për shumë kohë, pas atij dëmtimi në ndeshjen e xhiros së katërt kundër AP Brera.
“Normalisht që tani po ndihem shumë më mirë. Mund të them se dëmtimin që kisha e kam lënë pas, dhe se edhe gjendja fizike e imja është shumë më mirë. Jam i lumtur për golin që erdhi, por gjithashtu edhe për asistimet e mia dhe kilometrat që përshkojë në fushë, pasi edhe në atë mënyrë i kontribuojë skuadrës, ndërsa kur bëjë një gjë të tillë, vërtetë ndjehem shumë i lumtur”.
Ndeshja kundër Shkëndijës të mërkurën në Tetovë do të jetë vetëm e dyta në kuadër të garave të Kupës, që për Shabanin janë histori në vete.
“Është kjo hera e dytë që do të takohemi me Shkëndijën në kuadër të Kupës. Ndeshjet e këtilla, kanë histori në vete. Këtë herë do të zhvillojmë dy ndeshje, ashtu që mendoj se do të jetë më ndryshe edhe në aspektin taktik. Shkëndija ka skuadër shumë cilësore, ashtu që mendoj se në të dyja ndeshjet nuanca do të vendosin për fituesin.” – deklaroi Bunjamin Shabani.