Arteta me ‘këmbë në tokë’: Ndeshja kthyese do të jetë e ndryshme nga kjo sonte

- Bota Sot

Arteta me ‘këmbë në tokë’: Ndeshja kthyese do të jetë e ndryshme nga kjo sonte

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta doli para mediave pas fitores së ekipit të tij ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja: “Së bashku, ne ishim në një nivel shumë të lartë. Ne patëm disa raste të rrezikshme në pjesën e parë. Pas kësaj, gjithçka ka të bëjë me momentet magjike të prodhuara nga lojtarët. Ajo që bëri Rice ishte e pabesueshme.”

Golat e Rice: ” Është kaq e vështirë të besohet se nuk kemi shënuar një goditje dënimi që nga shtatori 2021. Dhe ai kurrë nuk ka shënuar një goditje dënimi më parë.”

Ndeshja kthyese: “Ne e dimë kundërshtarin me të cilin përballemi dhe mënyra për t’u përgatitur do të jetë të luajmë njësoj atje, të jemi vetvetja. E dimë se ndeshja e dytë e play-off-it është gjithmonë shumë e ndryshme nga ajo që pamë sot.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot