Bëhet viral reagimi i Mbappes pas golave të Rice

- Bota Sot

Bëhet viral reagimi i Mbappes pas golave të Rice

Arsenali ka fituar bindshëm ndaj Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë”, fituan me rezultat 3-0 pas golave të Declan Rice dhe Mikel Merinos.

Pas golave të anglezit, shihet fytyra e shokuar e Kylian Mbappes i cili nuk mund ta besonte se çfarë po ndodhte.

Mbappe ishte nga ata lojtarët të cilët kishte raste, por që nuk arriti të tundte rrjetën.

Real Madridi, do të tentojë të pamundurën ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”



Lexoni të gjitha në Bota Sot