Mori një goditje në shpatull në derbi

- Bota Sot

Mori një goditje në shpatull në derbi

Tirana triumfoi pas disa vitesh ndaj Partizanit në derbi, një sfidë e cila u fitua nga bardheblutë me shifrat 3-0.

Por nuk ka shumë kohë për të festuar, pasi një nga titullarët e skuadrës u dëmtua.

Fjala është për Ernest, i cili ka marrë një goditje në shpatull. Futbollisti ditën e sotme do t’i nënshtrohet një rezonance për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Kjo bën me “zemër” Bledi Shkëmbin pak ditë para duelit me Skënderbeun.

Duel ky shumë i rëndësishëm për kryeqytetasit, të cilët me korçarët do të luajnë një duel direkt për mbijetesën.

Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i Shkëmbit, pasi përveç Ernest që mbetet në dyshim për korçarët, mungesa të sigurta janë Ismajli, Abah, Meta dhe Marku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot