Një situatë e pazakontë po ndodh në Tetovë! Kjo ka detyruar tifozët e Shkëndijes së Tetovës, “Ballistët” që të reagojnë.
Cila është arsyetja që tifozët janë revoltuar?
“Pasi montuam skele jashtë stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh.
Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur nga instanca edhe më të larta.
Komunës së Tetovës dhe kryetarit të saj i bëjmë APEL!!!
Pasi ishim dëshmitarë në zotimin tuaj se do ta ndërtoni stadiumin, stadiumi nuk ndërtohet me 3 puntorë dhe dy kamionë, protestat kundër jush janë opsion i mirë nga i gjithë qyteti, dhe protestat tona dihen se nuk janë të qeta!!!”, kanë reaguar tifozët “Ballistët”..