Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar shumë mbrojtësin Jakub Kiwior pas fitores 3-0 të në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Real Madridit.
Declan Rice shënoi me dy goditje dënimi në pjesën e dytë përpara se Mikel Merino të trefishonte avantazhin në minutën e 75-të të ndeshjes.
Arsenali, i cili humbi mbrojtësin Gabriel Magalhaes për shkak të një dëmtimi në kofshë në fillim të këtij prilli, luajti me Kiwior në krah Saliba-s në sistemin 4-3-3.
Arteta tha për polakun:
“Ka qenë një sezon ku na është dashur të përshtatemi. Ne kaluam shumë gjëra, humbëm ndoshta edhe mbrojtësin tonë më të mirë për katër muaj, dhe Jakub hyn dhe bën paraqitjet që po bën.
“Nuk është rastësi. Mënyra se si ata stërviten, mënyra se si ata aplikojnë veten dhe mënyra se si ata e ndihmojnë njëri-tjetrin mendoj se prodhon ato momente”.
Deri më tani këtë sezon, ish-mbrojtësi i Spezias ka luajtur në 20 ndeshje në total për Topçinjtë. Ai ka ndihmuar skuadrën e tij të mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshje dhe ka dhënë dy asiste në 1255 minuta.