Guangju luajti sot përballë Daegu në kuadër të javës së dhjetë në kampionatin e Koresë së Jugut.
Jasir Asani u njoftua se do të lërë fushën e lojës në minutën e 74-t dhe për këtë nuk u shfaq aspak i kënaqur, duke reaguar në këtë mënyrë.
Një zëvendësim që i erdhi papritur, teksa skuadra e tij po fitonte 2-0.
Daegu ia doli të ngushtojë shifrat, por jo të marrë pikë.
Aktualisht Guangju mban vendin e tretë.
Asani është kthyer në idhull te ekipi korean.
Pas golave vendimtarë është ndër lojtarët më të preferuar për tifozët.
Sulmuesi i Kombëtares e ka gjetur rrugën e rrjetës tri herë deri tani në kampionatin korean.