Fitorja e Interit me Bayern ka hapur mundësinë që Italia të shkojë me 5 ekipe në sezonin e ardhshëm të Champions Lige. Në renditjen me pikë aktualisht të drejtën e ka Spanja, ndërsa vendimtare do të jenë rezultatet e mëtejshme.
Italia po luan shanset e saj të fundit për të siguruar pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të Champions League, një mundësi që sezonin e kaluar përfitoi Bologna e Thiago Mottës, duke u kualifikuar si e pesta në Serie A.
E gjitha varet nga renditja sezonale në klasifikimin e UEFA-s, e cila përditësohet pas çdo ndeshjeje.
Aktualisht, Italia ndodhet në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Spanjës, e ndëshkuar nga eliminimet e hershme të Juventusit, Milanit, Bolognës dhe Atalantës në kompeticionet europiane. Për të pasur pesë skuadra në Champions sezonin 2025/26, është e nevojshme të zërë një nga dy vendet e para në këtë renditje speciale.
Pikët PËR RENDITJEN mblidhen në bazë të rezultateve të çdo ndeshjeje: Fitorja pas fazës në grupe vlen 2 pikë, Barazimi vlen 1 pikë, Kalimi i një faze sjell bonuse shtesë: 1.5 pikë për kalimin në 1/8 e Champions, 1 pikë për Europa League. Pikë të tjera shtohen në bazë të progresit në fazat me eliminim direkt.
Pas fazës së grupeve, një ekip mund të arrijë deri në 29.5 pikë në Champions, 23 në Europa League, dhe 20.5 në Conference League
Fitorja e Interit në transfertë ndaj Bayernit dhe humbja e thellë e Real Madridit ndaj Arsenalit kanë rihapur garën për vendin e dytë në renditje. Anglia mbetet e paarritshme në krye, por Italia ka reduktuar ndjeshëm diferencën ndaj Spanjës, e cila tani është vetëm 1.491 pikë përpara.
Spanja ka katër skuadra ende në garë Real Madrid, Barcelona, Athletic Bilbao dhe Betis, por me Realin pranë eliminimit. Italia ka tre skuadra në garë: Inter në Champions, Lazio në Europa League dhe Fiorentina në Conference League. Kontributi i këtyre ekipeve pritet të jetë vendimtar.
Skemat e mundshme përballjesh vendimtare
Rëndësia e këtyre ndeshjeve është rritur ndjeshëm, sepse disa përballje direkte mes ekipeve italiane dhe spanjolle janë të mundshme në fazat finale:
Inter vs Barcelona – e mundshme në gjysmëfinale të Champions League
Lazio vs Athletic Bilbao – e mundshme në finale të Europa League
Fiorentina vs Betis – e mundshme në gjysmëfinale të Conference League
Renditja aktuale e UEFA-s (për sezonin 2024/25)
ANGLIA – 24.536 (5 ekipe ende në garë nga 7 pjesëmarrëse)
SPANJA – 21.678 (5/7)
ITALIA – 20.187 (3/8)
GJERMANIA – 17.921 (3/8)
PORTUGALIA – 16.250 (0/5)
FRANCA – 16.214 (3/7)
BELGJIKA – 15.650 (2/5)
HOLANDA – 15.250 (1/6)