Katërshja e madhe angleze rivalizojnë Real Madridin për yllin kroat

- Bota Sot

Katërshja e madhe angleze rivalizojnë Real Madridin për yllin kroat

Martin Baturina është një nga futbollistët më të talentuar kroat dhe e ardhmja e Kombëtares së Kroacisë.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer me ekipin e parë të Dinamo Zagrebit në katër vitet e fundit dhe është bërë gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

22-vjeçari është në listën e dëshirave të Real Madridit, por Los Blancos kanë konkurrencë të fortë.

Index.hr ka raportuar se për fantazistin kroat ka garë të madhe edhe mes klubeve të mëdha angleze.

Dy klubet londineze Chelsea dhe Arsenal si dhe dy të tjerat e Manchesterit, City e United janë vënë pas reprezentuesit kroat.

Dinamo Zagreb është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por synon që nga shitja e tij të fitoj rreth 25 milionë euro.

Baturina këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot