Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski shënoi dy gola në fitoren 4:0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.
Pas ndeshjes, Leëa dha një intervistë dhe u pyet rreth “Topit të artë”, që sigurisht do jetë një garë interesante këtë sezon.
Lewandowski i cili ka shënuar 40 gola këtë sezon me Barçën, tha se nuk duhet diskutuar për këtë çmim individual pa përfunduar sezoni.
“Unë nuk i kuptoj njerëzit pse flasin për “Topin e artë” në fillim të sezonit, ende pa përfunduar.
Ne kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Lewa pas ndeshjes.
Kujtojmë se Barcelona pothuajse e ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Iduna Park”..