Skuadra e RB Leipzig është duke kërkuar një trajner të ri, pas largimit të Marco Rose.
Siç shkruajnë mediat gjermane, ekipi nga Bundesliga është duke formuar një listë trajnerësh dhe gjatë ditëve në vijim pritet të vendos rreth kësaj qështje.
Trajneri momental i Como-s nga Serie A, Cesc Fabregas është në listën e ngushtë të skuadrës gjermane.
Fabregas po tregon klasin e tij edhe jashtë fushave, pasi me Comon po ka rezultate pozitive në Serie A gjatë sezonit të tij të parë si trajner.
Ka edhe emra tjerë në këtë listë, por ai i Fabregasit, ish-mesfushorit të Chelseat po flitet më së shumti dhe Jurgen Klopp është një adhurues i madh i tij.
Kujtojmë që ish-trajneri i Liverpoolit, Klopp është duke ushtruar detyrën e udhëheqësit te ekipi gjerman, RB Leipzig.