Gjeneral Bislim Zyrapi, një nga figurat emblematike të luftës për liri dhe pavarësi në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, po përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore.
Ai aktualisht është në dializë për shkak të problemeve të rënda me veshkat dhe i nevojitet ndihma urgjente për trajtimin e mëtejshëm, shkruan Insajderi . Thirrja për ndihmë është bërë publike nga Muharrem Zejnullahu, i cili e ka cilësuar Zyrapin si një “legjendë të luftës” dhe një komandant të palodhur që kurrë nuk ka kërkuar asgjë për vete, por ka qenë gjithmonë i gatshëm ta japë jetën për Kosovën.
“Gjenerali ynë nuk ka frikë për jetën, por sot ka nevojë për ndihmën tonë. Ai që dha gjithçka për lirinë tonë, sot ka nevojë për ne”, thuhet në thirrjen e publikuar në rrjetet sociale.
“Zoti ju bekoftë bashkë me familjet tuaja”, ka shkruar ai në Facebook.