Kamioni me targa serbe përplas veturën në aksin rrugor Lezhë-Shkodër: Një i vdekur dhe katër të plagosur

- Gazeta e Prizrenit

Kamioni me targa serbe përplas veturën në aksin rrugor Lezhë-Shkodër: Një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një kamion me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre është nisur drejt spitali të traumës në Tiranë.

Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.


Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali, raporton Top Channel.

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit