Skënderbeu arriti të mposhtë Laçin në transfertë javën e fundit, ndërsa ditën e nesërme ka një tjetër ndeshje direkte ndaj Tiranës. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm klubi korçar ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e tyre zyrtare.
“Ujqërit e dëborës” kërkojnë mbështetje të madhe të shtunën në stadiumin e tyre, duke e bërë hysjen falas në Tribunën C për të gjithë tifozët korçarë.
“Ndeshja e rradhës!
Skënderbeu - Tirana
E Shtunë, 12 prill | Ora 15:30
Stadiumi “Skënderbeu”
Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunën C hyrja do të jetë pa pagesë ndërsa në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do të jetë me bileta.
Hyrja falas në Tribunën C të stadiumit është mundësuar nga Sponsori ALMECO!
Nesër të gjitha rrugët na çojnë në “Strofull”. Të gjithë së bashku për fitoren e radhës!”, shkruan Skënderbeu.