Nico Williams ka menduar t’i befasojë të gjithë me vendimin për karrierën e tij.
Sulmuesi spanjoll pritet të refuzojë ofertat e bujshme nga Arsenal, Chelsea dhe Barcelona, pavarësisht se ka mundësinë të rrisë pagën dhe të luajë në skuadra prestigjioze.
Ai është bindur që të rinovojë me Athletic Bilbao. Madje, pritet të firmosë një kontratë “të përjetshme”, pra që i lejon të qëndrojë për më shumë se një dekadë me baskët.
Nëse rinovon, klauzola e tij e largimit do të bëhet 90 deri në 100 mln euro, duke ulur shanset që të ndryshojë skuadër.