Manchester City raportohet se ka pak gjasa që të mësojë vendimin përfundimtar për 115 akuzat e ngritura ndaj tyre për thyerje të rregullave financiare para verës.
Sipas një raportimi nga The Telegraph, për shkak të numrit të akuzave dhe ndërlikimeve që përfshijnë thyerjet e dyshuara të rregullave financiare nga City, një vendim ka pak gjasa që të merret të paktën deri në muajt e ardhshëm.
Kjo është një nga historitë më të mëdha në futbollin e kohërave moderne dhe në rast se City e humbet këtë rast, ata mund të përballen me një heqje të madhe të pikëve ose heqje të trofeve, teksa rënia nga elita duket version pak i mundshëm.
Trajneri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola, kishte thënë në shkurt se ai kishte menduar që një vendim do të merrej në fund të marsit, por tani jemi në prill dhe nuk ka asgjë të qartë rreth këtij rasti.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar dhe a do të merret ai para fillimit të sezonit 2025/2026 në Ligën Premier, i cili është paraparë të nis më datë 16 gusht.
Misioni i Cityt deri në fund të sezonit mbetet që të sigurojnë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe për këtë duhet të luftojë me klube si Neëcastle, Chelsea dhe Nottingham Forest.