Provokime e provokimel, skandale e skandale të panumërta nga Serbia ndaj Republikës së Kosovës!
Këto kanë një adresë të vetme në Beograd!
Të gjitha provokimet e skandalet janë të drejtuar nga kuzhina e Beogradit ndaj Republikës së Kosovës!
Disa herë shfaqet flamuri provokues dhe me mesazhe provokuese “Kosova është Serbi”.
Së fundi u hoqën simbolet në Kongresin e UEFA-s që u mbajt në Beograd.
U dogj flamuri i Republikës së Kosovës!
Që nga fillimi i viteve të 90-ta janë grupet paramilitare në Beograd dhe të lidhur ngushtë si tifozë të klubit famëkeq Cërvena Zvezda.
Më së miri e ka faktuar ditëve të fundit edhe media serbe “Danas” se kush qëndron prapa këtyre skenarëve që ndodhi nndaj Republikës së Kosovës, ku u hoq flamuri ynë.
"Flamurin e Kosovës nga salla Sava Center nuk e hoqën ata, por garda pretoriane e Vuçiqit, një federatë e parapolicisë e tifozëve të Delijes, të cilët e nxorën flamurin nga qendra e Kongreseve dhe i vunë flakën", kështu ka shkruar “Danas”.
Sot është kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq.
Sot në krye të institucioni të futbollit është një njeri që në fillim të qershorit të vitit 2020, pa fije turpi së bashku me Zvezdan Terziqin e nderuan me fanellën numër 1 të Cërvena Zvezdës, kriminelin e luftës Kapetan Draganin, Dragan Vasilkoviq.
Millojko Pantiq nuk e kishte duruar këtë akt të turpshëm duke e goditur në mënyrë shembullore Xhajiqin.
“Turp të kesh! Ju i dhatë kriminelit një fanellë. Dragan Xhajiq dhe Zvezdan Terziq, turp të keni!”, kishte thënë Pantiq.
Duhet theksuar se edhe në Bukuresht në ndeshjen e futbollit Rumani - Kosovë, nga kuzhina Beogradit ka pasur organizime për të provokuar Kosovën.