Manchester United ka nisur të bëjë lëvizje për afatin kalimtar të verës dhe një nga vendimet e marra është ndryshimi në pozicionin e portierit.
Durimi i Unitedit për Andre Onanan duket se po mbaron në “Old Trafford”, dhe kështu “Djajtë e Kuq” kanë nisur kontaktet me Bart Verbruggen, portierin aktual të Brightoniy, si zëvendësues potencial i kamerunasit për sezonin e ri.
Ndonëse pozita e portierit, nuk ishte ndër prioritetet e menjëhershme, dyshimet ndaj nivelit të Onanas e kanë detyruar klubin që të eksplorojë alternativa të tjera.
Verbruggen, i cili ka arritur të sigurojë vendin startues te Brightoni, duke ia zënë vendin Jason Steelet, ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe Chelsean e Bayernin. Tani, Unitedi i bashkohet kësaj lliste, me bisedimet që veçse kanë nisur.
Situata kontraktuale e holandezit, i cili është i lidhur me Brightonin deri në vitin 2028, e komplikon paksa operacionin.
Klubi nga jugu i Anglisë do ta konsideronte largimin e tij, vetëm për një ofertë që kalon shifrën prej 40 milionë eurove.
Megjithatë, shitja e Onanas – i cili po lidhet me një kalim te Milani – mund të sigurojë fondet e duhura për këtë transferim.
Si 21-vjeçar, Verbruggen e përfaqëson një investim për të ardhmen, për një ekip që ka nevojë për siguri në gol dhe një figurë të qëndrueshme për të rindërtuar mbrojtjen.