Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa hera e fundit që kishte marrë 3 pikë ishte më 5 mars kur mposhti Partizanin.
Shkodranët triumfuan me 3 gola fantastikë kundër Dinamos në ndeshjen e vlefshme për raundin e 34-të në Superiore.
Goli i parë u shënua nga Qato duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë për kuqeblutë.
Ndërsa në pjesën e dytë realizoi talenti Dodaj dhe kapiteni Bekim Balaj i cili nuk tundte rrjetën prej gati dy muajsh.
Me këtë fitore Vllaznia barazon me pikë Dinamon dhe i merr vendin e dytë ndërsa blutë zbresin në të tretin.