Bashkimi drejt elitës së futbollit të Maqedonisë, Arsimi dy pikë larg liderit

- Bota Sot

Bashkimi drejt elitës së futbollit të Maqedonisë, Arsimi dy pikë larg liderit

Skuadrat shqiptare, Bashkimi i Kumanovës dhe Arsimi i Çegranit, po shkëlqejnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Bashkimi ka shfrytëzuar gabimin e Makedonija GP duke fituar bindshëm me rezultat 0:5 në transfertë ndaj Kamenica Sasa.

Arsimi shfrytëzoi gabimin e ekipit të Bregallnicës së Shtipit me një triumf 0:2 si mysafir kundër Skopjes, gjë që i rendit tani në vendin e tretë në tabelë.

Pas javës së 24-të, Makedonija GP kryeson me 53 pikë sa ka edhe Bashkimi, ndërsa Arsimi renditet në pozitën e tretë me 51, Bregallnica ka 48 sosh etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot