Muller: Përmbysja e Interit është mrekulli?

- Bota Sot

Muller: Përmbysja e Interit është mrekulli?

Bajerni i Mynihut u ndal nga Borusia Dortmund në sfidën që u mbyll në barazimin 2-2.

Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi Thomas Muller ka folur për median gjermane “ZDF “. “Gjithçka varet nga disponimi juaj.

Nëse vërtet dëshironi të gjeni diçka negative, sigurisht, mund të zemëroheni.

Por gjithashtu mund të zgjidhni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër.”

I pyetur për një përmbysje të mrekullueshme kundër Interit, ai u shpreh se: 

“Duhet të rimendojmë përkufizimin e një mrekullie. Nëse fitojmë jashtë me një ose dy gola, nuk është mrekulli, thjesht Bajerni do të bëntë detyrën e tij. 

Ne na duhet vetëm një ndeshje e mirë, e cila na vendos në pozicionin për të qenë përpara para minutës së 90-të. Një fitore e ngushtë do të na çonte në kohën shtesë”, përfundoi veterani gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot