Është luajtur java e 32-të në Kategorinë e Parë, duke hedhur më shumë “dritë” rreth klubeve që do të ngjiteten në elitën e futbollit shqiptar, sikurse atyre që do jenë në një kategori më poshtë. Besa-Vora rezultojë ndeshja më e spikatur.
Kavajasit e realizuan detyrën, duke mposhtur me shifrat minimale Vorën.
Kavaja aktualisht mban vendin e 3-të në tabelë me 71 pikë, një më pak se Flamurtari. Vlonjatët nga krah tjetër u treguan të saktë karshi Erzenit. Golat e Oshafit dhe Batha i mjaftuan vlonjatëve.
Korabi i Peshkopisë korri triumfi jetik në Lushnje, duke i shpëtuar përkohësish rënies nga kategoria.
Në takimet e tjera Kastrioti dhe Apolonia u ndanë në “paqe”. Burreli mposhti Valbonën, kurse Pogradeci siguroi fitoren më të thellë në këtë javë, 3-0 karshi Kukësit. Ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e Katgeroisë së Parë, aty ku do të vuloset gjithçka.
Rezultatet
Besa-Vora 1-0
Burreli-Valbona 2-1
Flamurtari-Erzeni 2-0
Kastrioti-Apolonia 1-1
Lushnja-Korabi 0-1
Pogradeci-Kuksi 3-0