Pirlo bllokon llogarinë e djalit të tij, kishte 30 mijë euro borxh

- Bota Sot

Pirlo bllokon llogarinë e djalit të tij, kishte 30 mijë euro borxh

Mediat italiane kanë raportuar ditët e fundit për një skandal të lojërave të fatit në të cilin dyshohet se janë përfshirë 12 lojtarë aktualë dhe ish-lojtarë të Serisë A.

Të gjithë ata janë nën hetim për baste të paligjshme bazuar në të dhënat nga telefonit të sekuestruar në tetor 2023 nga Sandro Tonali. Ky i fundit atë kohë ishte lojtar i Milanit dhe tani është te Newcastle. Nicole Fagioli, në kohën e veprës penale ishte lojtar i Juventusit dhe tani është te Fiorentina.

Gazzetta dello Sport ka shkruar se asnjë nga futbollistët nën hetim nuk dyshohet për fiksim të ndeshjeve apo bast për ndeshjet që kanë luajtur. Nga dhjetori 2021 deri në tetor 2023, ata vënë baste në sporte të tjera dhe luanin poker online, por në platforma të paligjshme.

Edhe djali i legjendës së futbollit italian Andrea Pirlo nuk ishte imun ndaj lojërave të paligjshme të fatit.

Sipas Corriere della Sera, Nicolo, asokohe ende i mitur, akumuloi një borxh prej 30.000 euro në vitin 2022 përmes basteve të paligjshme. Pasi babai i tij Andrea e mori vesh, i bllokoi llogarinë bankare, raporton KosovaPress.

Mediat italiane besojnë se Nicolo Pirlo përdorte të njëjtat platforma të paligjshme bastesh si Fagioli dhe Tonali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot