Lojtari shqiptar protagonis

- Bota Sot

Lojtari shqiptar protagonis

Lojtari shqiptar protagonist te fitorja kundër ish-ekipit në Serie A!

Mërgim Vojvoda ishte protagonist sot për Comon, që fitoi 1 me 0 përballë Torinos. Mbrojtësi shqiptar asistoi golin e vetëm, që u shënua në pjesën e parë.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 32-të të Seria A. Vojvoda po luante pikërisht kundër ish-ekipit, Torinos.

Që nga mbërritja e tij te Komo, ka bërë mjaft mirë.

Paraqitjet e spikatura i kanë dhënë vendin e titullarit. Dy asiste dhe një gol në tri ndeshjet e fundit tregojnë shumë për mbrojtësin shqiptar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot