Al-Hilal i mbyll derën Jesusit

- Bota Sot

Al-Hilal i mbyll derën Jesusit

Pavarësisht se e kishte bërë të qartë se ai do të ishte i gatshëm të linte komandën e Al Hilal për të marrë përsipër ekipin kombëtar brazilian, përfshirë para Kupës së Botës për Klube.

Madje, duke paguar kompensim për klubin nga xhepi i tij – Jorge Jesus thuhet se po has në pengesa për këtë dëshirë.

Sipas gazetarit Diogo Dantas, nga Globoesporte, skuadra arabe do të ketë marrë parasysh mundësinë e largimit të trajnerit dhe ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta lirojë atë përpara kompeticionit që zhvillohet mes qershorit dhe korrikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, përkundër dëshirës së JJ për t’u transferuar në Brazil, thuhet se CBF nuk ka kontaktuar as zyrtarisht me trajnerin, që u bë i famshëm në vend teksa luante për Flamengon. Kësisoj, gjithçka është vënë në dyshim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot