Sherr masiv në derbin e Danimarkës, portieri shqiptar pjesë

- Bota Sot

Sherr masiv në derbin e Danimarkës, portieri shqiptar pjesë

Derbi mes Copenhagenit dhe Brondby u mbyll sot me fitoren e këtyre të fundit(1:2).

Fitorja, që erdhi nga penalltia në minutat shtesë, kaloi në plan të dytë në derbin e Kopenhagenit.

Kjo pasi tre portierë u larguan me karton të kuq pas vërshëllimës përfundimtare. Episodet e sherrit përfshinë edhe Diant Ramajn, që mbron portën e Kopenhagenit.

Gardiani shqiptar iu drejtua rivalit, Mikelsen, që ishte pjesë e tensionit. Gjyqtari Putros i tregoi kartonin e kuq të dyve bashkë me portierin tjetër të Brondby, Pentz, që ishte nga iniciatorët.

Ramaj është i huazuar nga Dortmundi te Kopenhagen që synon titullin kampion në Danimarkë.

Pavarësisht humbjes, mbeten në krye të renditjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot