Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

- Bota Sot

Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

Manchester United është lidhur me një lëvizje shokuese për transferimin e ish-portierit të Arsenalit, Aaron Ramsdale, mes vështirësive për Andre Onanan dhe Altay Bayindir. 

Onana kishte mbetur jashtë listës së të ftuarve për takimin ndaj Neëcastle, pasi kamerunasi kishte bërë dy gabime të pafalshme në barazimin 2-2 ndaj Lyonit në Ligën e Evropës. 

Zëvendësuesi i tij aktual Altay Bayindir, e kishte bërë debutimin e tij në Ligën Premier në takimin ndaj ‘Laraskave’, por ajo doli të ishte një pasdite e tmerrshme për të pasi ‘Djajtë e Kuq’ u mposhtën me rezultat 4-1. 

Mes krizës në portë, trajneri Ruben Amorim raportohet se po kërkon një portier të ri dhe The Sun ka bërë me dije që Aaron Ramsdale është një kandidat i mundshëm për ta. 

Reprezentuesi anglez pritet të largohet nga Southamptoni në verë pas rënies së tyre nga elita dhe mund të përfundojë në Mançester. 

Megjithatë, gjiganti anglez nuk do ta ketë të lehtë pasi në garë për nënshkrimin e tij është edhe West Hami. 

Fabrizio Romano ka raportuar të hënën se disa klube nga Superliga e Arabisë kanë shprehur interesim për Andre Onanan. 

Pas barazimit 2-2 në Francë javën e kaluar, Amorim do të shpresojë që ekipi i tij do ta mposhtë Lyonin në ‘Old Trafford’ për të siguruar një vend në gjysmëfinale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot