Në një kthesë befasuese, përpara Superkupës 2025 në Indi. FC Goa dhe sulmuesi shqiptar Armando Sadiku kanë rënë dakord reciprokisht për ndarjen e rrugëve.
Sadiku iu bashkua Gaurëve nga Mohun Bagan SG gjatë verës dhe me paraqitjet e tij mbresëlënëse shpejt ai u bë i preferuari i tifozëve.
Armando Sadiku duket është larguar pas një festimi jo të zakontë që bëri pas golit të 10- të në Indi Bengaluru. Shpërthimi pas golit ishte i pazakontë.
Sulmuesi vendosi dorën në organin gjenital si një shenjë revolte ndaj kundërshtarit.
Të gjithë festuan me Sadikun, teksa nga pankina u kërkua vetëpërmbajtje. Pas përfundimit të kontratës, pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Sadikut dhe ndoshta mund të kemi një rikthim në kampionatin shqiptar.