Onana i shokuar

- Bota Sot

Onana i shokuar

Për Andre Onanën kohët kur konsiderohej si njëri prej portierëve më të mirë të Europës janë një kujtim i largët.

Kamerunasi, i cili i kushtoi Junajtidit gati 50 milionë euro në verën e 2023-it, sot konsiderohet si një “barrë” për klubin, i cili ka vendosur që ta nxjerrë në shitje duke i vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh.

Në ditët e fundit “New York Times” ka bërë me dije se drejtuesit e Junajtid kanë vendosur për ti ulur rrogën 29-vjeçarit.

Ky vendim i drejtuesve nuk është pritur mirë nga Onana, i cili është takuar me drejtorit sportiv, Dan Ashuorth, të cilit i ka komunikuar zhgënjimin e pësuar nga ky vendim i “Djajve të kuq”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot