Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

- Gazeta e Prizrenit

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

Policia në Rahovec ka bërë të ditur se është realizuar kontroll në vendbanimin e një të dyshuari në fshatin Guri i Kuq-Rahovec.

Gjatë kontrollit, sipas policisë, është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator dhe 82 copë fishekë, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një informatë të pranuar për mbajtje të paautorizuar të armëve nga një person i dyshuar”.

“Më 15.04.2025, në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH. B., në fshatin Guri i Kuq-Rahovec. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar: Një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator dhe 82 copë fishekë”.

“Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorin kompetent, është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit