Takim vendimtar në kryeqytet

- Bota Sot

Takim vendimtar në kryeqytet

Dita e shumëpritur ka ardhur. Xhorxho Furlani ndodhet në Romë për të takuar Igli Taren.

Ish-drejtori i Lacios tashmë konsiderohet alternativa kryesore për të qenë drejtori i ri sportiv i Milanit. Në vazhdim pritet të mbahet një takim vendimtar, që do të vendosë shumë për vazhdimësinë.

Furlani, CEO i Milanit, kishte si preferencë Fabio Paratiçin.

Takimi me 52-vjeçari ndodhi dhe nuk u arrit në marrëveshje për shkak të kontratës.

Tashmë është radha e Tares. I kërkuar nga Milani edhe më parë, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare mbahet mend për 15 vitet e kaluara te Lacio si drejtor sportiv. Milani pritet të ketë një revolucion në merkaton e verës dhe për këtë Tare mund të jetë në krye të tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot