Kryetifozi tradhton Milanin, shton hijet e skandalit në klub

- Bota Sot

Kryetifozi tradhton Milanin, shton hijet e skandalit në klub

Ndërsa në njërën anë të lumit Navilji, pala Inter, 6 të arrestuarit për vrasjen e Boiokit përfitojnë të gjithë nga e drejta për të mos folur, nga ana tjetër, pala e Milanit duhet të dëgjojë deklaratat e Luca Luçit.

Ky i fundi, numri një i padiskutueshëm i ultrasve “Curva Sud” dhe i arrestuar në operacionin “Doppia Curva” që shtatorin e kaluar goditi skajet ekstreme të tifozerive të klubeve Milanos.

RAPORTI ME KLUBIN – Shefi milanist, lideri i “Banditëve kuqezi”, flet nga salla e gjyqit në burgun e San Vitores, ku po zhvillohet gjyqi me dyer të mbyllura dhe nuk kursen klubin e zemrës.

Nga seanca e 27 marsit kanë “rrjedhur” disa deklarata, por ndërkohë marrja në pyetje para gjyqtares së seancës paraprake vijon sot pasi dje u la përgjysmë. Ndër komentet që i janë thënë prokurorit të hetimeve paraprake, në veçanti disa po bëjnë zhurmë.

“Milani është deklaruar si palë e dëmtuar në gjyq? Kushdo në klub e di fort mirë se gjatë gjithë viteve kanë pasur marrëdhënie personale me mua dhe me shumë të tjerë në bordin drejtues të tifozerisë. Madje, kontaktet mes nesh kanë vijuar edhe gjatë periudhës në të cilën isha në arrest shtëpie. Kam ende bisedat e ruajtura në telefonin tim”, mësohet të ketë thënë Luçi, mbi fjalët e të cilit klubi nuk ka mbajtur ende një qëndrim. Heshtja, në këto raste, flet shumë, por mbetet shumë kurioz fakti që nga Milani askush nuk ka reaguar.

ROJE PËR LOJTARËT – Sidoqoftë, Luka Luçi ka edhe prova të tjera, sipas asaj që është thënë në gjyq. Madje, në një moment tjetër të seancës, ka shpjeguar se si drejtuesit e Milanit e përdorin si “truprojë” për lojtarët, madje në disa raste edhe për qendrën stërvitore të “Milanello”-s.

“Ishte në anëtarët e grupi ultras që vepronin për të garantuar sigurinë në ‘Milanello’. Ishim po ne që i kthenim lojtarët në klub ose nëpër shtëpia kur ata bridhnin nëpër diskoteka dhe nuk respektonin orarët e paracaktuar me drejtuesit. Ka edhe shumë sekrete të tjera që jo vetëm unë, por të gjithë anëtarët ultras dinë për Milanin”, ka shtuar Luçi në deklaratën e tij përpara gjykatëses së çështjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot