Babai i kampionit të botës i “mbyll derën” transferimit në Spanjë te Real Madridi

- Bota Sot

Babai i kampionit të botës i “mbyll derën” transferimit në Spanjë te Real Madridi

Mesfushori argjentinas Aleksis Mek Allister nuk ka interes për një kalim te Real Madrid këtë verë edhe nëse gjigantët spanjollë po këmbëngulin për të.

Sipas “Daily Mirror”, babai i yllit të Liverpullit ka hedhur poshtë çdo ide se mesfushori do të ishte i etur për një lëvizje në Madrid gjatë merkatos së ardhshme.

“Nuk ka asgjë për të komentuar. Aleksis është shumë i lumtur në Liverpull dhe shpreson të kurorëzohet kampion i Premier Ligës. Pastaj do të shijojë një pushim që nuk e mori vitin e kaluar”, tha Karlos MekAlister.

“Është e rëndësishme të vlerësojmë dhe respektojmë klubin për të cilin ai luan, kështu që çdo koment nga ne do të ishte i panevojshëm”, tha më tej babai  i mesfushorit kampion bote.

“Aleksis ka një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpullin. Ai është i lumtur në klub. Le të shpresojmë që të qëndrojë atje sa më gjatë,” tha në fund Karllos MekAlister.



Lexoni të gjitha në Bota Sot