Ferizaj gjunjëzon edhe Malishevën, ngritet në vend të katërt

- Bota Sot

Ferizaj gjunjëzon edhe Malishevën, ngritet në vend të katërt

Ferizaj ka shënuar fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 1:0, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tre pikë tejet të rëndësishme për Ferizajn, që i japin qetësi të madhe në vazhdim të kampionatit.

Në minutën e 25-të kapiteni Edon Sadriu futet mes dy lojtarëve të Malishevës, ku gjyqtari Genc Nuza pa u hamendur fare akordoi penallti për Ferizajn. Pas shikimit VAR-it Nuza shfuqizoi vendimin e tij.

Në minutën e 35-të Edon Sadriu ka shënuar nga afërsia pas harkimit të Nafiut. 

Portieri Ilir Avdyli mbetet në pat pozicion.

Ferizaj ngritet në vend të 4-të me 41 pikë e ka 6 më pak se Malisheva në të tretin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot