Real Madridi nuk do të bënte një çudi, La Coruna përmbysi Milanin nga 4:1

- Bota Sot

Real Madridi nuk do të bënte një çudi, La Coruna përmbysi Milanin nga 4:1

Sonte në orën 21:00 mund të presim një spektakël të vërtetë në Madrid, ku Reali do të përpiqet të arrijë përmbysjen e disavantazhit prej tre golave në Emirates.

Ndeshja në Londër u shënua nga Declan Rice, i cili shënoi dy gola nga gjuajtjet e lira, ndërsa golin e tretë e shënoi Mikel Merino.

Sonte, Mbretërit do të duhet të bëjnë gjithçka kundër Topçinjve që në minutën e parë dhe ata do të barten nga mbështetja e turmës vendase. Do të jetë një detyrë shumë e vështirë për klubin madrilen, por nëse dikush mund ta bëjë këtë përmbysje, mund të jenë “mbretërit” e Champions League, Real Madrid.

Megjithatë, nëse kjo ndodh, Real Madridi nuk do të thyente asnjë rekord të Champions League, as në këtë shekull. Vetëm në këtë shekull, ka pasur katër shembuj të skuadrave që kanë arritur një përmbysje të tillë.

Në sezonin 2003-2004, Deportivo La Coruna humbi 4-1 në San Siro, por fitoi 4-0 në Spanjë dhe kaloi më tej. Pas Deportivos kjo nuk ndodhi për 13 sezone, derisa erdhi përmbysja e famshme e Barcelonës. PSG fitoi 4-0 në Francë, ndërsa katalanasit e përmbysën në 6-1 në Camp Nou.

Më pas Barcelona e pësoi në sezonin 2017-2018 teksa pasi fitoi 4-1 në shtëpi, humbi 3-0 në Itali dhe u eliminua nga rregulli i golit në fushë kundërshtare. Gjithashtu një sezon më vonë Barcelona kishte fituar 3-0 në shtëpi me Liverpool, por humbi 4-0 në transfertë dhe më pas u eliminua.



Lexoni të gjitha në Bota Sot