Haxhihamza: Duhet të marrim mësimet tona dhe ti japim këtij klubi gjithçka që i takon

- Bota Sot

Haxhihamza: Duhet të marrim mësimet tona dhe ti japim këtij klubi gjithçka që i takon

Portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza, është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të duelit kampional ndaj FC Ballkani, me ç’rast ka bërë thirrje për vëmendje dhe fokus maksimal.

Gardiani i portës ka potencuar se ekipi duhet të marrë mësimet nga ndeshjet e kaluara dhe ti japin klubit gjithçka që i takon.

“Besoj që kemi marrë mësimin e duhur nga ndeshja jonë e fundit dhe besoj që do të jetë goditja jonë e fundit.

Ekipi ndodhet në gjendje shumë të mirë fizike dhe realizimi i golave në fundin e ndeshjes e dëshmon më së miri një gjë të tillë. Krejt se çfarë na mungon është fokusi te disa individë, duke nisur nga unë.

Kjo është evidente dhe këtu nuk ka se kush të ndihmon. Këtij ekipi, këtij klubi duhet ti përgjigjesh në mënyrën që e meriton, ndaj dhe marr përgjegjësitë e mia të cilat më takojnë. Ky ekip ka të ardhme, kushdo që do të jetë në këtë ekip në vazhdim.

Ky ekip ka treguar që është serioz dhe përreth ka njerëz që dijnë të fitojnë si në futboll, po ashtu edhe jashtë futbollit, gjë të cilën e ka dëshmuar. Do të jemi dëshmitar që ky klub do të prek majat e futbollit kosovar”.

“Pritshmëritë janë rritur në bazë të paraqitjeve tona, megjithëse drejtuesit e klubit asnjëherë nuk kanë bërë presion për rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe me angazhim maksimal, por prap nuk kemi arritur të mbrojmë atë që kemi krijuar dhe ndoshta për disa nuanca që mund ti vëjmë faj fokusit, i cili është personal i çdo lojtarit. Duhet të marrim mësim gjithësecili nga gabimet e veta duke nisur nga unë dhe ti japim këtij klubi gjithçka që i takon. Ndoshta ky sezon nuk do të jep atë që meriton ky ekip, ky kualitet i lojtarëve, ky staf i trajnerëve dhe kjo kryesi meritojnë trofe. Mirëpo, në futboll ndodhen shumë faktor të tjerë dhe nuk merr atë që meriton, por e rëndësishme është të marrim mësimet tona nga sfidat që i kemi kaluar”.

Haxhihamza shtoi gjithashtu se grupi është i bashkuar dhe do të kalojnë këtë situatë të vështirë, ashtu siç i kanë tejkaluar edhe sfidat e shkuara.

“Kemi patur luhatje të formës dhe kryesisht ka ardhur për shkak të gabimeve individuale. Por, ajo se çfarë ka ditur ta ngritë këtë skuadër ka qenë fryma e grupit, dëshira e bashkëlojtarëve për të përkrahur në momentet më të vështira.

Besoj që kjo është arma jonë më e fortë dhe besoj që do ta bëjmë pikërisht tani këtë gjë edhe pse nuk i kemi dëshirë fare këto momente. Kemi dëshmuar që kemi ditur të ngrihemi në momentet më të vështira”.

Ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet të enjten më 17 Prill me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot