Drita kësaj radhe nuk gabon ndaj Prishtinës

- Bota Sot

Drita kësaj radhe nuk gabon ndaj Prishtinës

Lideri i Kampionatit të Kosovës, Drita e Gjilanit, nuk ka gabuar kësaj radhe, duke i shkaktuar humbje Prishtinës me rezultat 2:0, në fakt ishte edhe një hakmarrje për humbjen në ndeshjen e parë (0:1) të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Futbollisti Veton Tusha është protagonist i fitores së Dritës, duke shënuar në minutën e 13-të dhe të 25-tën.

Pas javës së 29-të, Drita kryeson me 63 pikë e ka 10 më shumë se Balllkani që zë vendin e dytë.

Prishtina është në pozitën e pestë me 38 pikë dhe jo larg zonës së skuadrave të rrezikuara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot