Manchester Utd me përmbysje spektakolare, ndeshje që la pa frymë të gjithë

- Bota Sot

Manchester Utd me përmbysje spektakolare, ndeshje që la pa frymë të gjithë

Manchester Utd ka arritur sukses të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League në futboll.

Manchester Utd me përmbysje spektakolare, humbjen 2:4 e ka shndërruar në fitore me rezultat 5:4 pas 120 minutave ndaj Lyonit. 

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (2:2) në “Old Trafford” pasi që edhe sfida e parë ishte me të njëjtin rezultat, e cila shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Për 6 minutat e kohës shtesë Manchester Utd shënuan tri herë duke përmbysur rezultatin 2:4 dhe humbjen e shndërruan në fitore me 5:4.

Në minutën e 89-të Tolisso i Lyoni u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe skuadra franceze mbetet pa një lojtar për 30 minuta të vazhdimeve.

Skuadra angleze ka bërë çmendurinë në dy minutat e fundit të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Ugarte (10) e Dalot (45+1), Fernandes (114’ – nga penalltia), Mainoo (120) e Maguire (120+1) - shënuan për Manchester Utd dhe Tolisso (71), Tagliafico (78), Cherk (105), Lacazette (108 - nga penalltia) – realizuan për skuadrën franceze. 

Skuadra angleze synon finalen dhe përmes kësaj gare të sigurojë biletën për në Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot