Ditët e fundit kanë sjellë dy rinovime të mëdha te Liverpool,i

- Bota Sot

Ditët e fundit kanë sjellë dy rinovime të mëdha te Liverpool,i

Ditët e fundit kanë sjellë dy rinovime të mëdha te Liverpooli, ato të Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. Tashmë është edhe një tjetër kampion të cilit i skadon kontrata më 30 qershor e mund të largohet i lirë.

Ai është Trent Alexander-Arnold, që po tundohet gjithnjë e më shumë për të firmosur me Real Madrid.

Duke folur për këtë çështje, trajneri i Liverpool, Arne Slot: tha: “Është mirë që kemi bërë tashmë dy rinovime të rëndësishme”.

“Trent po kthehet nga një dëmtim. Ai u stërvit me ne dje dhe sa herë luan apo stërvitet me ne, tregon përkushtimin e tij. Ai ka punuar shumë për t’u rikthyer tani dhe në momentin që është në fushë, ai më tregon se çfarë futbollisti i madh”, shtoi Slot.

“Është shumë i përfshirë në përpjekjet tona për të arritur qëllimet tona këtë sezon. Ai ka punuar shumë gjatë gjithë sezonit dhe tani në rehabilitimin e tij për t’u rikthyer përsëri me ekipin”, komentoi Arne Slot.

“Tifozët e Liverpool, të gjithë ata që e kanë parë këtë ekip në 6-7 vitet e fundit e dinë se ai ka qenë një mbrojtës i jashtëzakonshëm për këtë klub futbolli. Le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, përfundoi Slot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot