Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës

- Bota Sot

Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës

Tirana do të përballet këtë të shtunë me Teutën, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, nis në orën 15:30.

Në prag të këtij dueli, klubi i Tiranës ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto që “fik” tifozët.

Sulmuesi Emmanuel Ernest, i cili u dëmtua në derbin përballë Partizanit, ka mbyllur sezonin.

Pas operimit, Ernest do të mungojë dy muaj.

Ernest shihet në ambientet e spitalit dhe me shpatullën e fashuar.

Një humbje e madhe për bardheblutë, të cilët përballë Teutës në një ndeshje tepër delikate duhet të bëjnë pa një lojtar efikas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot