Trajneri i Chelsea kritikon yjet e klubit: Shpresojmë që të fillojnë të shënojnë së shpejti

- Bota Sot

Trajneri i Chelsea kritikon yjet e klubit: Shpresojmë që të fillojnë të shënojnë së shpejti

Pavarësisht humbjes ndaj Legia Varshavës, skuadra Chelsea siguroi një vend në mesin e katër skuadrave më të mira në Ligën e Konferencës.

Golin e vetëm për klubin londinez e shënoi Marc Cucurella, por në qendër të vëmendjes është ende mos efikasiteti i sulmuesve.

Nicolas Jackson nuk ka shënuar në 12 ndeshjet e tij të fundit, ndërsa Cole Palmer nuk ka shënuar në 15 ndeshje. Që nga mesi i dhjetorit, Cucurella ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit me gjashtë gola.

"Kjo nuk është mirë. Sidomos rastet që humbasim, për fat të keq, janë gola të lehtë. Në pesë minutat e para patëm dy raste të mira. Kjo ndodh. Shpresojmë që Nico dhe Cole të fillojnë të shënojnë së shpejti. Cucurella është ai që shënon dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Na duhet më shumë nga të tjerët", tha trajneri Enzo Maresca pas ndeshjes si mysafir në Poloni.

Palmer, i cili u emërua lojtari i ri më i mirë i Premier Ligës sezonin e kaluar, mbërriti te Chelsea nga Manchester City për 47 milionë euro.

Ai u largua nga klubi në kërkim të më shumë minutave dhe menjëherë mori një rol të rëndësishëm në mjedisin e ri.

Sezonin e kaluar ai shënoi 25 gola dhe ka regjistruar 15 asistime në 45 paraqitje. Performanca e tij aktuale është më e dobët – në 38 ndeshje këtë sezon, ai ka shënuar 14 herë dhe ka regjistruar tetë asistime. Ai nuk është përfshirë ende në asnjë gol në Ligën e Konferencës.

Në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, Chelsea do të luajë kundër Djurgarden suedez dhe kundërshtarë të mundshëm në finale do të jetë Real Betis ose Fiorentina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot