Shkak bëhet mbrojtësi, Sylvinho në Portugali

- Bota Sot

Shkak bëhet mbrojtësi, Sylvinho në Portugali

Arbër Hoxha, Sylvinho, Medon Berisha dhe Berat Gjimshiti

Në vijim të punës së vëzhgimit të lojtarëve të Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane, trajneri Sylvinho ishte i pranishëm mbrëmjen e së premtes në ndeshjen Porto – Famalicao, e vlefshme për kampionatin portugez.

Trajneri Sylvinho në ndeshjen Porto – Famalicao

Trajneri brazilian ndoqi nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares, Enea Mihaj, i cili është pjesë e Famalicaos. Mihaj luajti për 90 minuta të plota dhe ishte graduar kapiten i skuadrës në këtë takim.

Trajneri Sylvinho do të vijojë turin e tij në disa vende të Europës, teksa stafi teknik po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror..



Lexoni të gjitha në Bota Sot