Të papriturat e Superiores

- Bota Sot

Të papriturat e Superiores

E papritura e radhës në Laç!

Trajneri Françesko Moriero nuk do të jetë në pankinë për ndeshjen e ekipet të tij përballë Dinamos, por do ta ndjekë takimin nga tribuna.

Sipas RTSH, kjo zgjedhje ka ardhur për shkak të situatës shëndetësore të teknikut, që e ka shqetësuar edhe disa javë më parë duke e detyruar që të braktiste ndeshjen ndaj Bylisit gjatë pushimit dhe të shkonte për vizita në spital.

Tekniku ka qenë edhe sot në spital, ndërsa më pas është vendosur që ai të mos jetë në pankinë për këtë duel delikat ndaj Dinamos, që mund të përcaktojë mbijetesën e kurbinasve në Superiore.

Gjatë javës, vetë klubi i Laçit bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi të pazakontë në rrjetet sociale si kishte përplasje dhe përballje në skuadër dhe për këtë arsye, futbollistët kishin bojkotuar stërvitjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot