Aaron Ramsey bëhet trajner i Cardiff Cityt

- Bota Sot

Aaron Ramsey bëhet trajner i Cardiff Cityt

Cardiff City është gjithnjë e më afër rënies në Ligën e tretë të Anglisë.

Ata vendosën të shkarkojnë trajnerin e deritanishëm, Omer Riza pas rezultateve të dobëta të skuadrës.

Dhe si zëvëndësues drejtuesit e skuadrës kanë zgjedhur Aaron Ramsey, i cili do të shërbejë si lojtar-trajner për tre ndeshjet e fundit të “Championship”.

Cardiff City, aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në “Championship” dhe ka gjithsej 42 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot